“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Pse janë të rrezikshëm parazitët e zorrëve, çfarë ndikimi kanë në shëndet?
Mjeku: Parazitët e zorrëve ose siç njihen në gjuhën popullore krimbat, janë shumë të rrezikshëm sepse ata jetojnë brenda organizmit tonë dhe ushqehen me ne. Disa prej tyre mund të jenë shkaktarë direkt të sëmundjeve, ndërsa të tjerë shkaktojnë sëmundje për shkak të toksinave që prodhojnë.
Parazitët pengojnë ushqimin që të absorbohet si duhet nga trupi. Nëse numri i parazitëve që gjenden në zorrë është shumë i lartë, as nivelet e larta të acidit që gjenden në traktin digjestiv nuk mund ta mbrojnë trupin. Për pasojë trupi përpiqet shumë për të mbrojtur veten përmes sistemit imunitar dhe zorra irritohet. Infektimi i rëndë mund të shkaktojë anemi dhe mund të shkaktojë gjakderdhje në zorrë.
Megjithëse ka mungesë të provave klinike për të testuar efektet e mjeteve natyrore në trajtimin e parazitëve të zorrëve, disa studime paraprake sugjerojnë që bimë të caktuara dhe shtesa dietike mund të kenë potencial për shërim.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.