MENU
klinika

Analiza e BBC

Pse Tajvani vazhdon të ndezë debate SHBA-Kinë?

19.06.2023 - 15:44

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang ka deklaruar se lidhjet me Uashingtonin janë në ‘pikën më të ulët’ që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në 1979. Ndërkohë që po zhvillohen takime mes Antony Blinken dhe diplomatit kinez z Wang Yi, “BBC” shkruan se Tajvani është ndoshta në qendër të tensioneve të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Në një deklaratë të bërë më herët ministri i Jashtëm Qin Gang është shprehur se ishulli mbetet një ‘interes thelbësor’ për Kinën dhe se është ‘çështja më e rëndësishme’ në marrëdhëniet kino-amerikane.

Kina e sheh Tajvanin vetëqeverisës demokratik si pjesë të territorit të saj dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit. Nga ana e saj SHBA ka treguar mbështetje më të madhe për Tajvanin. Politika është njohja diplomatike e pozicionit të Kinës se ka vetëm një qeveri kineze, ajo në Pekin.

Sipas politikës, SHBA njeh dhe ka lidhje formale me Kinën dhe jo me ishullin e Tajvanit, të cilin Kina e sheh si një provincë të shkëputur për t’u bashkuar me kontinentin një ditë. Megjithatë, ai është i ndryshëm nga parimi “Një Kinë”, ku Kina këmbëngul se Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e një Kine për t’u bashkuar një ditë.

Politika e SHBA-së nuk është një miratim i pozicionit të Pekinit dhe në të vërtetë si pjesë e politikës, Uashingtoni mban një marrëdhënie “jozyrtare të fortë” me Tajvanin, duke përfshirë shitjet e vazhdueshme të armëve në ishull në mënyrë që ai të mund të mbrohet. Tajvani ndodhet në të ashtuquajturin “zinxhiri i parë i ishullit”, i cili përfshin një listë të territoreve miqësore me SHBA-në që janë vendimtare për politikën e jashtme të Uashingtonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi nga SHBA: Janë rritur përplasjet mes…

“Kina po bëhet gjithnjë e më agresive në Paqësor”