MENU
klinika

'Historia ime'

Publikohet dokumentari për ish-kapitenin e kombëtares

14.06.2023 - 12:47

Një jetë plot sukses dhe sfida ka qenë ajo e një prej ish mbrojtësve më të shquar të kombëtares kuqezi, Ansi Agolli, histori e cila është përjetësuar në një dokumentar.

‘Historia Ime’ është prezantuar pasditen e së martës, në një ceremoni në ‘Air Albania ku kanë marrë pjesë shumë figura të shquara të sportit, gazetarë dhe personazhe të tjerë publikë. Thelbi i këtij dokumentari ishte rrëfimi i ëndrrës së një djaloshi të Tiranës, i cili me shumë vështirësi arriti deri aty sa të luante në Champions League.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që keni vendosur një gurë në formimin tim si futbollist, por edhe si njeri. Dua të falenderoj të gjithë trajnerët e mi për punën dhe përkushtimin që kemi punuar, por edhe familjen time,”-u shpreh Ansi Agolli, ish-kapiten i kombëtares.

Agolli e përshkroi si ndienjën më unike pjesëmarrjen në Europianin e 2016 me kombëtaren, ndërsa në dokumentar folën shumë figura si Sulejman Mema apo ish-trajnerë të kombëtares përfshirë edhe Gianni de Biasi-n.

“Ansi Agollin e quaj një aset shumë të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Madje nuk do ta ekzagjëroja nëse do ta quaja një aset të shoqërisë shqiptare. Është një djalë i cili është bërë me punë, me sjellje dhe përkushtimin e tij,”-tha Armand Duka, kreu i FSHF-së.

Në premierën e dokumentarit ishin edhe shumë futbollistë të kombëtares si Etrit Berisha, Amir Abrashi, Sokol Cikalleshi dhe Elseid Hysaj, ndërsa nuk mungoi as stafi drejtues i kuqezinjve me në krye trajnerin Sylvinho.

Ish-kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli, prej 2 vitesh është shpërngulur në Amerikë dhe ushtron profesionin e trajnerit të futbollit atje.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin