15.06.2023 - 10:08
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin se janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore.
Rama thotë se qendrat e reja shëndetësore janë hapur për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.
“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se duke filluar nga sot, hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rema në postimin e tij.