MENU
klinika

Arrestimi i ish-kryebashkiakut

Rama reagon për herë të parë për Dakon: Nuk është e lehtë, deri dje e kisha krah

06.06.2023 - 18:41

Vjen reagimi i parë nga Rama për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Nga Berati, kreu i Qeverisë, duke mos përmendur emra, tha se vendi ka hyrë në një fazë të re, të asaj që po goditen njerëzit e lidhur me pushtetin.

Më tej, ai shtoi se i vjen keq kur shikon një person që kohë më parë ka qenë krah tij, e që sot ndodhet krah avokatit/gjykatësit/ prokurorit për t’u përballur me drejtësinë.

‘Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit.

Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetin për të bërë gjëra që nuk duhet. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim” tha Rama.

ÇFARË NDODHI SOT?

Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.

SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë