MENU
klinika

Partneriteti me kompaninë Timak

Rama takohet me sipërmarrësen: Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare

02.06.2023 - 17:15

Plani për prodhimin e makinës shqiptare është gati. Këtë e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se supermakina vjen si një partneritet i kompanisë Timak me shtetin shqiptar.

Rama e shoqëroi postimin në Facebook me një fotografi me Arjeta Pucën, sipërmarrësen që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën.

Së bashku me familjen, Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj.

Aktualisht, Puca prodhon makina në të dalë të Tiranës dhe makinat e saj shkojnë për të plagosurit e luftës në Ukrainë, për urgjencën spitalore apo Urgjencën Kombëtare Shqiptare, për Forcat e Armatosura dhe ato zjarrfikëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN