MENU
klinika

"Kemi nis takimet me ministrat e Jashtëm të G7 dhe…"

Rebelimi i grupit Wagner në Rusi, reagon Blinken

24.06.2023 - 16:51

Pas zhvillimeve të fundit në Rusi ku ka një rebelim kundër pushtetit nga grupi ushtarak Ëagner, ka reaguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shprehet ndër të tjera se kanë nisur bisedimet me ministrat e jashtëm të shteteve të G7 dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së.

Blinken tha gjithashtu në Twitter se SHBA do të qëndrojë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata sipas tij, është ende në zhvillim.

“Folëm sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata është në zhvillim”, shkruan Blinken.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja cili është këndvështrimi pozitiv i Erdogan

“Prania e Turqisë në Libi ka rritur shpresat për paqe”

Çfarë do të bëjë Putin për Bjellorusinë?

ANALIZA: Katër opsione për Moskën