“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Regjimi ushqimor për hipertiroiden, çfarë duhet të konsumoj?
Përgjigjet mjeku: Nuk ka një protokoll ushqyerje për sëmundjet e tiroides. Megjithatë, ndjekja e një regjimi të duhur ushqimor është thelbësore, ashtu si mbajta në kontroll e simptomave dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientit.
Nutrientë të ndryshëm ndikojnë në aktivitetin e kësaj gjendje, pra sekretimin optimal të hormoneve. Mes tyre, ato kryesoret janë jodi dhe seleni, dhe pse janë objekt studimi dhe substanca të tjera të ushqimeve si soja apo perimet e familjes kryqëzore.
Nuk duhet të harrojmë se hipertiroidizmi është një sëmundje që zgjat gjithë jetën. Sipas specialistëve dy janë aspektet që duhet të merren në konsideratë:
Ndjekja e një regjimi ushqimor të varfër me ushqyesit që nxisin prodhimin e hormoneve tiroide, si jodi.
Përmirësimi i furniziit me lëndë ushqyese me aftësi antioksidante, që i gjenerojnë qeliza të shëndetshme. Si në rastin e Selenit.
Si të rregullomë sasinë e marë të jodit?
Në regjimin ushqimor për hipertiroidizmin është e nevojshme të monitorohet niveli i jodit, pasi merr pjesë në prodhimin e hormoneve tiroide.
Burimet kryesore ushqimore të jodit janë: kripa e jodizuar, disa lloje peshqish apo algash, produktet e qumështit, e verdha e vezës, disa drithëra dhe farëra.
Ushqime të ndryshme të familjes kryqëzore si brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, kanë një substancë që ndalon përthithje e jodit nga ana e gjendrës tiroide.
Rëndësia e Selenit
Seleni është një përbërës kryesisht i lidhur me gjendrën tiroide. Një publikim shkencor ka treguar rolin specifik të këtij oligoelementi në funksionimin e saj. Seleni gjendet në organe të ndryshme të trupit, në veçanti në tiroide, ku është e pranishme në formën e seleno-proteinës.
Këto proteina kanë një veprim antioksidant shumë të rëndësishëm, arsyeja që konfirmon se seleni ka një veprimtari mbrojtëse ndaj tiroides, përveçse përmirëson shëndeti në përgjithësi. Më specifikisht, është objekt studimi ndërhyrja e selenit në sëmundjen e Basedovv-Graves.
Këtë ushqyes mund ta marrësh përmes ushqiimt. Gjendet në fakt në ushqime si salmoni, drithërat integrale dhe veza. Por janë arrat e Brazilit që janë burim kryesor.
Një racion prej dy apo tre arrash Brazili polotësojnë nevojën e përditshme të rekomanduar.
HIPERTIROIDIZMI DHE VITAMINA D
Hormonet e tiroides ndikojnë në qeliza dhe funksione të ndryshme të trupit, përfshi kockat, që mund të dobësohen nëse hipertiroidizmi nuk trajtohet si duhet.
Sipas British Tyroid Foundation, analizat e personave të prekut nga sëmundja tregojnë nivel të ulët të vitaminës D dhe pse kërkohen studime të thelluara për të njohur shkakun dhe pasojat e mundshme.
Gjithësesi i duhet kushtuar vëmendje dhe sasisë së vitaminës D të pranishme n
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.