Më 30 qershor 1905, Ajnshtajni botoi teorinë e tij mbi Relativitetin.
Një prej zbulesave më tronditëse të shkencës kremton sot 118-vjetorin. Kjo teori derivon prej dy përfundimeve revolucionare, që kanë shënuar pakthim të kuptuarit të universit dhe të gravitetit.
Sipas tyre, hapësira dhe koha janë të lidhura dhe kanë bashkarisht një karakter relativ. Hapësira dhe koha nuk janë absolute dhe për rrjedhojë, mund të pësojnë deformime. Në këtë kuptim, ekuacioni i Ajnshtajnit sugjeronte që graviteti të mos konsiderohej më si një forcë e ushtruar në distancë, por si një veti gjeometrike e raportit hapësirë-kohë.
Teoria e relativitetit të Ajnshtajnit ka bërë të mundura shumë teknologji të reja. Një botë pa relativitet do të ishte një botë pa televizorë me tuba e rreze katodike, armë radar, sistemin e pozicionimit global (GPS) dhe më shumë.
Teoria e Ajnshtajnit ripërcaktoi kuptimin njerëzor të hapësirës, kohës dhe gravitetit dhe ndryshoi jetën tonë të përditshme, duke përfshirë elektronikën moderne, energjinë bërthamore dhe navigimin GPS.
Vetë Ajnshtajni ka thënë se, “Njerëzit si ne që besojnë në fizikë e dinë se dallimi midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes është vetëm një iluzion i vazhdueshëm”. Me pak fjalë, për shkencëtarin, koha është iluzion. Shumë fizikanë që atëherë kanë ndarë këtë pikëpamje, se realiteti i vërtetë është i pakohë.