MENU
klinika

Marrëveshja mes dy vendeve

Riatdhesohen 50 shqiptarë që nuk përmbushnin kushtet e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar

09.06.2023 - 16:54

Ditën e sotme janë riatdhesuar nga Britania e Madhe 50 shtetas shqiptarë që nuk përmbushin kushtet e qëndrimit në shtetin anglez.

Policia bën me dije se janë marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.

Njoftimi i policisë së shtetit

Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me parterët për të parandaluar dhe ndëshkuar kalimin e paligjshëm të kufijve dhe apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për rregullat e lëvizjes në BE dhe më gjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga afera e inceneratorëve tek largimi i shqiptarëve

BIRN: Ja ngjarjet që shënjuan vitin 2022

“Pas ambasadorit britanik fshihet një lloj McGonigali tjetër”

Berisha: Unë i them mirupafshim politikës vetëm nëse…