MENU
klinika

Analiza

Rivalja kryesore e Kinës nuk është Amerika, por India…

29.06.2023 - 15:37

Kur India kaloi Kinën në prill për t’u bërë kombi më i populluar në botë, ekspertët shtruan pyetjen: A do ta kalojë Nju Delhi Pekinin për t’u bërë superfuqia e ardhshme globale? Shkalla e lindjeve në Indi është pothuajse dy herë më e madhe se ajo e Kinës.

Dhe India e ka kaluar Kinën në rritjen ekonomike për dy vitet e fundit, PBB-ja e saj u rrit 6.1 përqind tremujorin e kaluar, krahasuar me 4.5 përqind të Kinës.

Në pamje të pare statistikat duken premtuese.

Megjithatë, siç shkruan “Foreign Policy” duhet të ndalemi për të reflektuar mbi katër të vërteta.

Së pari, analistët kanë gabuar në lidhje me rritjen e Indisë në të kaluarën.

Study suggests Chinese cyber campaign targeted India's power grid after  Galwan Valley clash | Deccan Herald

Në vitet 1990, analistët parashikuan një “mrekulli ekonomike”. Në vitin 2006, Forumi Ekonomik Botëror në Davos shpalli Indinë si “demokracia e tregut të lirë me rritjen më të shpejtë në botë” dhe ministri i atëhershëm indian i tregtisë tha se ekonomia e Indisë së shpejti do të kalonte atë të Kinës.

Megjithëse ekonomia e Indisë u rrit, këto parashikime nuk u realizuan.

Së dyti, pavarësisht rritjes së jashtëzakonshme të Indisë gjatë dy viteve të fundit, ekonomia e Indisë ka mbetur shumë më e vogël se ajo e Kinës. Tani, ekonomia e Kinës është rreth pesë herë më e madhe, me një GDP prej 17.7 trilion dollarë kundrejt PBB-së së Indisë prej 3.2 trilion dollarësh.

Së treti, India ka mbetur prapa në garën për të zhvilluar shkencën dhe teknologjinë për të fuqizuar rritjen ekonomike. Së katërti, kur vlerësohet fuqia e një kombi, ajo që ka më shumë rëndësi sesa numri i qytetarëve është cilësia e fuqisë punëtore.

Fuqia punëtore e Kinës është më produktive se ajo e Indisë.

Ndaj është e vështirë, ndonëse rol kyç do të ketë Amerika, në “luftë të përjetshme me Kinën”.