MENU
klinika

Nga përfaqësimi në ‘Eurovision’ tek jeta sentimentale

Rrëfehet si rrallë herë Era Rusi

02.06.2023 - 10:13

Këngëtarja e njohur Era Rusi është një ndër artistet më të dashura për publikun. Ajo ka folur së fundmi rreth karrierës së saj muzikore dhe jetës private.

Teksa ishte e ftuar në “Pardon My French”, këngëtarja është pyetur se me cilën nga këngët e saj do të ishte një përfaqësim i denjë i Shqipërisë për në Eurovusion:

“Shumë njerëz më kanë thënë për “Gjuju” që do të donin të ishte në Eurovision. Unë mendoj që kënga “Eja merre” që kam qenë në festival ka qenë një këngë e denjë për Eurovision. Ka patur shumë këngë të bukura tani që e mendoj”.

Pyetje: Duke qenë një artiste me shumë vite karrierë të suksesshme a ka menduar Era Rusi që të zhvillojë një koncert recital?

Era: E kam menduar, më shkoi mendja thashë pse jo. Është një shpenzim shumë i madh që për momentin nuk e di sa mund të përballohet e para dhe e dyta mendoj që nëse do të bëja një ditë një recital do të bëja diçka të çmendur. Do të vijë ajo ditë por mendoj që është një tjetër fazë. Kemi disa gjëra të reja për të bërë deri atëherë.

E sa i përket jetës sentimendale, këngëtarja u pyet nëse ‘do ndryshonte për një person nëse do ta donte shumë?’

“Unë mendoj që me vetëdije apo pa vetëdije të gjithë ndryshojmë nga pak ose përshtatemi. Disa kompromise duhet t’i bësh”- u përgjigj ajo.

Pyetje: Nuk kemi gjë në horizont?

Era: Mos u merr me llafe.(qesh)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Soni Malaj për ndalimin e muzikës: Ja pse jam pro!

“Më janë infektuar të afërm me Covid-19!”


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë