MENU
klinika

"Ushtria serbe nuk e ka kaluar kufirin"

Rrëmbimi i policëve, Vuçiç: Efektivët po kërkonin kërpudha

15.06.2023 - 14:33

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç në një konferencë për media ka folur për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Vuçiç edhe një herë pretendon se policët kosovar kishin shkuar në tokën serbe dhe se sipas arrëveshjes ushtarako-teknike ata duhet të raportojnë për çdo mbërritje të tyre një kilometër nga kufiri.

Ndër të tjera Vuçiç tha se sipas tij policët po mblidhnin kërpudha dhe se GPS-i nuk funksiononte.

Vuçiç pretendon se ushtria serbe nuk e ka kaluar kufirin dhe se s’është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas presidentit serb, “tre policët e Kosovës janë arrestuar pa asnjë të shtënë” dhe se “arrestimi i tyre ka ndodhur thellë në territorin e Serbisë, 19 kilometra nga toka, dhe 4.1 kilometër vijë ajrore nga kufiri”.

Kujtojmë që ditën e djeshme u rrëmbyen tre efektivë të policisë së Kosovës. Kosova pretendon se janë rrëmbyer brenda kufirit, ndërsa Serbia thotë se të armatosur kishin hyrë në kufirin e tyre.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë