MENU
klinika

Analiza

Fati i Trump tani është në dorën e një gruaje…

17.06.2023 - 14:50

Pavarësisht betejave të pafundme ligjore me të cilat po përballet, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur qëndrim sfidues, duke deklaruar vazhdimisht se është i pafajshëm.

Ai po përballet me 37 akuza për krime federale, përfshirë mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuar dhe pengim të drejtësisë.

Dhe tani, fati i tij është në dorën e një gruaje. Një sistem i kompjuterizuar e zgjodhi atë, në një mënyrë krejtësisht të rastësishme, midis 7 gjyqtarëve. E lindur në 1981, nënë kubane, e lindur në Kolumbi, por e rritur në Miami, Aileen Mercedes Cannon është e para.

Ajo ka qenë prokurore federale për Floridën e Jugut nga 2013 deri në 2020, duke u marrë me çështje të nxehta si armët e zjarrit, imigracioni dhe trafiku i drogës.

Dikur ajo ka qenë studente e Shoqërisë Federaliste, organizatës që ndihmon Trumpin në zgjedhjet e tij gjyqësore.

Cannon aktualisht ka dy kompetenca të rëndësishme: atë të refuzimit të provave, sendeve të caktuara ose të gjithë aktakuzës, por mbi të gjitha, ajo do të vendosë datën e seancës së ardhshme dhe nëse kjo do të zhvillohet përpara nëntorit 2024.

Rrezikon 100 vite burg, fati i Trump tani është në dorën e

Koha e të gjithë procedurës, në fakt, do të jetë thelbësore për të shënuar hapin politik të Trumpit të së ardhmes.

Në fund të fundit, Trump nuk është thjesht çdo i akuzuar: kundër tij ka akuza dhe procese të panumërta në pritje që janë zvarritur prej disa kohësh, gjë që e bën rolin e Cannon-it edhe më delikat.

Sipas ekspertëve, mund të duhet deri në një vit për të filluar procesin. Po ashtu Cannon ka fuqinë të ndikojë në përzgjedhjen e anëtarëve të jurisë: krijimi i një grupi njerëzish të paanshëm, të gatshëm për të gjykuar Trump.

Edhe kjo detyrë, sigurisht nuk do të jetë e lehtë.