MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa ujë duhet të konsumojmë për të qenë të shëndetshëm?

21.06.2023 - 12:21

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Sa ujë duhet të konsumojmë për të qenë të shëndetshëm?

Përgjigjet mjeku: Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë, por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha trupore e secilit individ dhe nga mjedisi ku jeton. Mesatarisht, sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2 – 2.7 litra për femrat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.