MENU
klinika

“Minjtë e bashkisë ka një javë që e dinë për Vangjush Dakon“

Salianji përshëndet SPAK, Paloka e quan “arrestim me regji”

06.06.2023 - 20:36

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka përshëndetur vendimin e SPAK për urdhër-arrestin e lëshuar për Vangjush Dakon dhe ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit. Ai thotë se edhe përse i vonuar, arrestimi i Dakos është zhvillim pozitiv.

“Pavarësisht se i vonuar, arrestimi i Vangjush Dakos është zhvillim pozitiv për rritjen e fuqisë goditëse dhe hetimeve të SPAK tek personat me pushtet politik dhe lidhje me qeverinë!

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ne kemi denoncuar prej vitesh abuzimet skandaloze, korrupsionin masiv, deformimin e vullnetit të zgjedhësve, shkatërrimin e zgjedhjeve, betonizimin e Durrësit, shpërblimin e grupeve kriminale me ofiqe qeveritare dhe pasuri publike”, thotë ndër të tjera Salianji.

Ndërkohë, deputeti tjetër demokrat, Edi Paloka ndan një mendim krejt tjetër. Ai thotë se prej një jave lajmi për urdhrin e arrestit për Vangjush Dakon kishte shkuar edhe te ata që ai thotë se janë “minjtë e Bashkisë së Durrësit”.

“Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore.

Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.

Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”. Kjo është drejtësia e reformuar. Skenari: Edvin Rama Regjia: Yuri Kim”, shkruan Edi Paloka.

"Javët në vijim godasim të tjera banda kriminale"

Siguria e magjistratëve/ Balla: Garantojmë sigurinë e tyre

“Shqipëria të mos i tregojë Kosovës se çfarë duhet të bëjë”

Sandër Lleshaj: Vuçiç po përparon drejt konfrontimit të rrezikshëm ushtarak

“Fotografitë e fëmijëve do ia nisim burrit avokat”

Plani i Laert Haxhiut për të hequr qafe” prokuroren e SPAK!

"Ligjin do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese"

Studentët e Mjekësisë në protestë, bojkotojnë auditoret