MENU
klinika

Tregon bashkëshortja e Elivs Pupës

Sekreti i 13 viteve krah njëri – tjetrit

27.06.2023 - 12:52

Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina, ka folur si asnjëherë më parë për dashurinë që ka për aktorin humorit dhe marrëdhënien e tyre.

Teksa ishte e ftuar në ‘Një gotë Rose’, Belina tha me të qeshur se edhe pse ishte nuse në Shijak është munduar të ruaj dialektin e Shkodrës, vendlindjes së saj.

E pyetur se çfarë e tërhoqi tek Elvisi, ajo tregoi se aktori ka një mentalitet shumë mendje hapur dhe mbështetës gjë që e ka bërë lidhjen e tyre 13- vjeçare çdo ditë e më të fortë.

“Ajo që më tërhoqi ishte karakteri i sinqertë që kishte ishte i hapur ne mentalitet dhe ja ku jemi sot pas 13 vitesh është e radhe të gjesh njerëz që nuk gjykojnë. Ajo që unë dashuroj tek Visi është se është shumë i qytetëruar dhe i edukuar.

Marrëdhënia jonë filloi që me telefonatën e pare u treguam vetvetja unë isha 25 vjeçe dhe Visi 32. Sekreti i marrëdhënies tonë është se kemi 0 sekrete. Jeta ime që kur njoha Elvisin ka ndryshuar shume”– shprehet Pupa.

Kujtojmë se artisti, i cili jeton me Belinën prej disa vitesh në Australi, u rikthye në Shqipëri për tu bërë pjesë e spektaklit të Big Brother VIP, ku dashuria që njerëzit kishin për të u rrit edhe më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç’fshihet pas sulmeve nga Amerika të aktorit

Ironitë e hidhura të Elvis Pupës ndaj ish-kolegëve nuk kanë fund