Protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe sot para ndërtesave komunale në Veri. Situata deri më tani paraqitet e qetë.
Radio Evropa e Lirë raporton se afër ndërtesës së komunës në Zveçan shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake.
Para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç. Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta. Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.