MENU
klinika

Analiza

Shpërthimi i digës mund t’i kthehet Rusisë si “boomerang”…

07.06.2023 - 15:11

Diga në zonën nën kontrollin rus pranë vijës së frontit, e cila furnizon Ukrainën jugore dhe Krimenë e aneksuar me ujë të pijshëm, u dëmtua ndjeshëm mëngjesin e djeshëm, dhe si pasojë zona u përmbyt dhe u kërcënua gjithashtu edhe termocentrali bërthamor i Zaporizhias.

Pamjet me dron të publikuara fillimisht nga blogerët pro-rusë dhe pro-ukrainas tregonin digën e shkatërruar të Kahovka-s dhe ujin që vërshonte.

“Më shumë se 18 kilometra kub ujë i ruajtur në rezervuarin Kahovka, tani rrjedh në drejtim të Khersonit, shkroi në Twitter David Helms, një meteorolog i i Forcave Ajrore të SHBA dhe i Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës, i cili mbikëqyr digën. “Uji pritet të arrijë një nivel kritik brenda pak orësh”, tha guvernatori ukrainas i Khersonit, Oleksandar Prokudin, i cili iu kërkoi banorëve të evakuoheshin.

Shpërthimi i digës alarmon Ukrainën, ja pse sulmi mizor mund

Një burim i paidentifikuar në administratën ruse të rajonit Kherson konfirmoi shembjen e digës dhe përmbytjen për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS disa orë pas mohimeve nga autoritetet e emëruara nga Moska.

Zyrtarët rusë kanë dhënë deklarata kontradiktore, disa se diga Kahovka u shemb për shkak të sulmeve të reja ukrainase ndërsa disa se u shemb nga dëmet nga luftimet e mëparshme.

Shkatërrimi i digës dhe hidrocentralit të sajdo të ishte në përputhje me përpjekjet ruse për të çaktivizuar infrastrukturën kryesore energjetike të Ukrainës, thanë ekspertët për The Moscow Times.

Në analizë, thuhet se Rusia ndoshta fitoi disa javë kohë përpara kundërsulmit të Ukrainës.

Megjithatë, uji nga diga do të vërshojë një pjesë të madhe të bregut të majtë të lumit dhe portit të Khersonit, duke rrezikuar edhe pozicionet ruse.