Moderatorja Luana Vjollca ka premtuar se do sjellë këtë verë një super show. E kështu duket që nga përgatitjet, të cilat kanë nisur muaj para. Ajo do sjellë në Shqipëri ‘reality-show’ e njohur në botë, “Love Island’.
Vetë Luana ka zbuluar në ‘Instastory’ se programi do të nisë më 10 qershor, pra pas 5 ditësh.
Kujtojmë se “Love Island” është një program i suksesshëm me një grup konkurrentësh, që jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera. Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para.
Çdo banor që mbetet single, eleminohet. Konkurrentët mund të eleminohen edhe përmes votimit të publikut.
Mbetet të shihet dhe zbulohet se kush do jenë konkurrentët.