Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë shkuar ditën e djeshme drejt altarit në një ceremoni private me familjarë dhe miq të ngushtë, të organizuar në Toscana.
Derimë tani nuk është publikuar asnjë foto e çiftit në ditën e tyre speciale, ndërkohë ata kanë zgjedhur shumë pak personazhë të njohur në dasmën e tyre.
Mes tyre është këngëtari Ylli Limani i cili mendohet se ka qenë një nga këngëtarët në dasmën e Arbanës dhe Eduartit.
Ai ka ndarë disa fragmente nga ambienti ku po zhvillohet dasma, duke u kujdesur të mos zbulojë detaje nga ceremonia sipas kërkesës strikte të çiftit për të ftuarit.
Të pranishëm kanë qenë edhe disa bashkëpunëtorë të Arbanës ndër vite në daljet e saj në ekran, si Jetmira Dushi, Arbër Bytyqi, Marcela Lati dhe Armand Peza, Eraldo Rexho dhe disa pjesëtare të stafit të saj në Big Brother Vip.