MENU
klinika

Nga takimi me Nanon, te marrëveshjet me Berishën

Silvio Berlusconi në Shqipëri, dy vizitat historike të ish-kryeministrit italian në vendin tonë

12.06.2023 - 17:05

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi gjatë qeverisjes së tij ka bërë dy vizita zyrtare në Shqipëri. Fillimisht Berlusconi ka qenë në vitin 2002, ku është takuar me ish-kryeministrin Fatos Nano. Gjatë kësaj vizite, Berlusconi ka përuruar urën e re mbi lumin Mat, e ndërtuar me financim të qeverisë italiane.

Më pas herën e dytë që Berlusconi ka vizituar Shqipërinë ka qenë në vitin 2008, ku është pritur nga kryeministri i atëhershëm Sali berisha. Gjatë vizitës janë nënshkruar disa marrëveshje në sektorin e energjisë, në vlerë prej më tepër se 2.5 miliardë dollarë.

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si ‘Kavalieri’ ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të kandidojë në zgjedhjet europiane

82 vjeç por nuk heq dorë nga pushteti, rikthehet Berluskoni

Nga Musolini tek Hrushovi, periudha 1930-1991

16 personalitetet që vizituan Shqipërinë