MENU
klinika

Kati Schneeberger

Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, zyrtarja e BE-së kërkon dorëheqjen e Borrell

15.06.2023 - 10:47

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për qëndrimin ndaj Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se nuk mund të sanksionohet një vend, të cilit i rrëmbehen tre policë në territorin e saj.

Ajo ndër të tjera kërkon dhe dorëheqjen e tij, teksa shkruan se BE duhet të qëndojë me Kosovën dhe të mbrojë të drejatat e saj.

“Zoti Josep Borrell, pra ju doni të sanksiononi një vend, oficerët e policisë së të cilit rrëmbehen nga një civil i armatosur dhe më pas rrëmbehen nga njësitë e një shteti të huaj, por të qetësoni vendin që kryen krime të tilla jashtë territorit të tij?

Dorëheqni para se të bëni më shumë dëm. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo forcojnë autokratët. Mirupafshim, Josep Evropa duhet të qëndrojë me #Kosovën dhe të mbrojë demokracinë tonë” shkruan ajo.

Kujtojmë që ditën e djeshme tre efektivë të Kosovës janë rrëmbyer nga Serbia. Nga ana tjetër Serbia pretendon se policët ishin në kufirim e tyre të aramatosur dhe ky ka qenë shkaku i arrestimit.

Pas kësaj ngjarje Kosova mori vendimin që të ndalonte hyrejn në vend të mallrave Serbë si dhe ndalimin e hyres së kamioneve në vend për arsye sigurie siç tha dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Por më herët BE dje, BE vendosi të merrte masa për Kosovën, pasi nuk kishte ulur temsionet në veri të Kosovës, por i përshkallëzoi ato.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komenti i shefit të politikës së jashtme të BE-së

“BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane”

Sekretari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi

“E nevojshme të bëhen edhe kompromise të dhimbshme”

Profesori amerikan flet për dialogun Kosovë-Serbi

“Nuk shoh asnjë shteg për arritjen e një marrëveshje përfundimtare”