MENU
klinika

Celibashi: Rrogozhina në 23 Korrik

Skandali i Safet Gjicit, qeveria mban ‘peng’ zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit

20.06.2023 - 20:24

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës mund të zhvillohen në datë 23 Korrik. Kështu ka deklaruar kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Ai u shpreh se nëse Kolegji do të vendosë brenda kësaj jave, data në fjalë mund të vuloset në fillim të javës së ardhshme.

“Do duhet të presim edhe shqyrtimin e fundit në Kolegjin Zgjedhor për Kuçovën. Nëse Kolegji do të vendosë brenda kësaj jave mbi këtë çështje, ne do preferonim të merrnim një vendimn në filllim tëe javës tjetër, duke pasur si datë të mundshme 23 Korrik, si një datë të përshtatshme edhe në kuptimin e kohës në dispozicion për të realizuar zgjedhjet” tha Celibashi në Tv Klan.

Nga ana tjetër qeveria nuk e ka shpallur ende vakancën për Bashkinë e Kukësit pas shkarkimit të Safet Gjicit. Kjo vonesë, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi heq mundësinë për të bërë zgjedhje në të njëjtën ditë me bashkinë e Rrogozhinës.

“Për Kukësin nuk është ka ndonjë afat në lidhje me njoftimin nga Këshilli i Ministrave për krijimin e vakancës. E shoh të vështirë të kombinojnë datat pasi çdo ditë që ikën, heq mundësinë që zgjedhjet të zhvillohen në të njëjtën datë”, u shpreh Celibashi.

“Nëse flasim për Rrogozhinën do të kemi të njëjtët kandidatë, të njëjat subjekte zgjedhore. Ndërsa në rastin e Kukësit, do të kemi një proces zgjedhor nga e para, me kandidatë të rinj, listë të re zgjedhësish”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më shqetëson shkëmbimi i shërbimit se*sual me favore"

Skandali i Gjicit, Kikia: Shfrytëzim i zyrës në mënyrën më perverse

Kreshnik Spahiu komenton skandalin e Safet Gjicit

Kur quhet krim marrëdhënia seksuale në zyrë