Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend në lidhje me kontrollin e policisë në kampin e MEK.
Berisha në formë metaforike tha sot ndihet një “muxhahedin”, sepse atyre u është mohuar liria. Ish-kryeministri madje kërkoi që në Kuvend të mbahet një minutë heshtje për personon që humbi jetën në kampin e MEK.
“ U shpreh atyre ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe u shpreh se mbështes muxhahedinët.
Qeveria amorale e këtij vendi vrau në strehë të vet një luftëtarë lirie. Ndihem sot muxhahedin më shumë se kurrë sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vend. Aktakuza kishte elementë të poshtërimit të shqiptarëve, si vasalë të Iranit.
Ditën dhe natën, konspirojnë kundër vendeve të lira. Pas kësaj ngjarje kërkoj largimin e ministrit të Brendshëm. Kërkoj një minutë heshtje për muxhahehdinin që e vranë me bukën e vet këta të pabesë”, tha Berisha.