Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar në Bashkinë e Kukësit pas video-skandalit të Safet Gjicit, i cili shihej duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.
Mësohet se SPAK ka sekuestruar serverin e kamerave në Bashki, raporton News24.
Ndërsa vajzës në video, Alma K., iu është ndaluar largimi nga Shqipëria.
Video-skandali u publikua të premten (16 qeshor), ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qeshor brenda zyrës së ish-kryebashkiakut.
Dyshohet se kamera ishte vendosur në çantën e Alma K.. Mësohet se është një çantë e posaçme e pajisur me kamera për të kryer filmime.
Pasi video u bë virale Safet Gjici deklaroi se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me Alma K., ndërsa u shpreh se jepte dorëheqjen nga posti.
Ndërkohë disa orë më vonë qeveria deklaroi se ai ishte sharkuar nga posti i kryebashkiakut të Kukës, ku ishte rikonfirmuar në detyrë pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit.