Avokati i njohur, Spartak Ngjela thotë se raportet e ish-kryeministrit Sali Berisha me amerikanët janë prishur qysh para 27 viteve. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, e teksa i referohet Berishës, i cili paralajmëron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i heqin “non-gratë”, zoti Ngjela thekson se kjo është thjeshtë një deklaratë emocionale, pasi sipas tij, nuk ka shanse që kjo gjë të ndodhë, duke shuar kështu shpresat e kreut të “Foltores”. “Marrëdhëniet e Saliut me Amerikën janë shumë keq, nuk kanë filluar tani, por janë që në vitin 1996 dhe janë shumë keq. “Non grata” e tij ka një motivacion dhe motivacioni është për korrupsion i lartë në Shqipëri. Pastaj të tjerat nuk kanë vlerë fare”, deklaroi ai. Më tej zoti Ngjela foli edhe rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, teksa theksoi se ai ka më shumë shanse të drejtojë këtë parti. “Do të shikojmë nëse do të fitoj ose jo. Të drejtën e rikthimit e ka sipas statutit, sepse nuk ka dhënë dorëheqjen përfundimisht, ka dhënë dorëheqjen si çdo politikan tjetër në botë. Por, unë se besoj se mund të fitoj”, u shpreh ai për gazetën “SOT”.
Aksioni i SPAK në kampin e MEK në Manzë
Ndërkohë avokat Ngjela u ndal edhe tek aksioni policor i ndodhur pak ditë parë me urdhër të SPAK në kampin e MEK në Manzë, teksa tregoi se si po e monitorojnë agjencitë amerikane muxhahedinë e strehuar në vendin tonë. “Berisha këto thotë tani, mbase ndihet ashtu. Duhet të kemi parasysh se pranimi i muxhahedinëve këtu kishte rrezik dhe kanë njoftuar shumë personalitete të politikës investigative që ardhja e këtyre këtu krijon rrezik se mund të infiltrohen nga Irani. Irani këtu nuk ka më përfaqësi diplomatike sepse ka bërë sulmet kibernetike kundër shtetit shqiptar. Muxhahedinët janë marr këtu në marrëveshje me SHBA, pra me politikën amerikane sepse duheshin ndihmuar, por brenda do kishte probleme dhe ato probleme që u kapën natyrisht që agjencitë amerikane na i kanë dhënë. Ambasadorja e mbështet sepse do të thotë se janë në dijeni të atyre që po bëjnë ata atje”, tha ai.
Çështja “Beleri”
Nga ana tjetër, avokat Spartak Ngjela la folur edhe për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. “Ç’punë ka Greqia me Himarën. Ku ka grek në Himarë. Ato janë labër, ku ka grekë aty. Ku ka minoritar atje. Është kapur me prova duke blerë vota, u kap do të shkojë burg. Çdo njeri mund të kapet, ky është kapur me krim. Flitet ka bërë krimin apo se ka bërë krimin. SPAK ka prova se çfarë rrezikshmërie paraqet. Këto janë absolute. Asnjë njeri s’ka të drejtë që ti ndërhyjë SPAK-ut. Ambasadorja i ndërhyn SPAK, ç’punë kanë, çfarë e dinë këta veten. Kanë një Dule këtu! Kush po çan njeri kokë për to. Kjo nuk do të thotë se nuk do të shkojë. Nuk ndërhyn tek ata askush. Korrupsioni s’ka lidhje me politikën. SPAK e ka të dokumentuar blerjen e votave nga ana e Belerit. Këtë e ka arrestuar SPAK s’ka lidhje politika këtu me këtë muhabet. Rama nuk mund te jetë naiv. Është kryeministër dhe nuk mund të krijojë naivitet. Dulja të shkojë në SHBA që ta zgjidhë. Ligji thotë se kryeministri e pushon një kryetar bashkie që ka bërë një vepër penale. Ky nuk është konstituuar. Nuk ka ky bazë juridike. Është zgjedhur nga populli por ka bërë një krim. Ç’punë ka Greqia me pushtetin gjyqësor shqiptar. Ambasadorja duhet të shkojë në gjyq. Ku ka grek atje, po le çfarë thonë ata. Konsulli grek ka të drejtë të shkojë që të shohë dosjen”, nënvizoi avokat Ngjela për gazetën “SOT”.