MENU
klinika

Bashkë në jurinë e "She's On Top"

Kristi dhe Dea shtojnë dyshimet për një romancë mes tyre

21.06.2023 - 08:12

Krist Dragot dhe Dea Mishel Hoxha, ishin dy nga 4 finalistët e ‘Big Brother VIP Albania’. Gjatë javës së fundit në shtëpi, ata krijuan shumë afrimitet me njëri-tjetrin, e pas përfundimit të eksperiencës janë parë shpesh së bashku.

Tashmë, ata janë më shumë së bashku, pasi janë pjesë e jurisë në ‘She’s on top’, ku komentojnë vajzat e reja që aspirojnë botën e modelingut.

Mirëpo, kimia që kanë mes tyre është përfolur në rrjet si diçka më shumë. ‘Doza’ e dyshimit shtohet akoma më shumë kur shihen së bashku, e kështu ka ndodhur sot.

Dea dhe Kristi kanë shkuar së bashku për ‘shooping’. Ato kanë postuar disa momente në ‘Instastory’ ku shihen duke zgjedhur rroba të ndryshme, mbase për emisionin e radhës.

Ata nuk kanë pranuar se mes tyre ka romancë, por këto veprime na shtojnë akoma më shumë dyshimet…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kërmill, ke arritur deri këtu duke u zvarritur“

Plas sherri mes Deas dhe Bledi Manes: Si guxon? Je i pafytyrë!