SPAK po heton një tender të vjetër me vlerë rreth 1 milion euro për dezinfektimin e mushkonjave. Për këtë pak ditë më parë në pyetje u mor në pyetje nga organi i akuzës edhe shefja e Departamentit te epidemiologjisë në institutin e shëndetit publik, Silva Bino.
Tenderi për dezinsektimin e mushkonjave në vijën bregdetare të Shqipërisë i zhvilluar në vitin 2019 me vlerë rreth 1 milion euro po hetoet nga SPAK. Pak ditë më parë për këtë procedurë prokurimi u pyet shefja e Departamentit te Epidemiologjise në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Por krahas kësaj të fundit, Euronews Albania mëson se SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.
Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.
Sipas burimeve dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë proçedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.
Zbatimi i kësaj kontrate 2 vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkojave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike.