MENU
klinika

“Nuk kam patur asnjë konsultim me Kurtin”

Tensionet në Veri, Rama: Nuk jam babai i Kosovës

01.06.2023 - 22:04

Qeveria “Kurti” nuk ka zhvilluar asnjë komunikim me qeverinë shqiptare për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Sipas kryeministrit Edi Rama, në emisionin “Opinion”, homologu i tij i Kosovës, Albin Kurti nuk ka patur asnjë kërkesë për konsultim lidhur me situatë. Po ashtu, ndër të tjera, kreu i qeverisë, Edi Rama tha se as ai vetë nuk do tentojë të zhvillojë bisedime me Kurtin për këtë çështje, por pranoi se si Kurtin, ashtu edhe presidenten Vjosa Osmanin i ka takuar në Moldavi.

“Jam takua me Kurtin dhe Osmanin, por nuk kemi patur diskutime për këtë çështje, pasi janë ata që vendosin nëse duhet t’i diskutojnë apo jo. Nuk kam marrë dhe e shoh se çfarë po ndodh, nuk është se ata janë fshehur dhe janë të qartë në atë që thonë. Nuk kemi patur komunikim, pasi është një çështje që është përgjegjësi e kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe Presidencës së Kosovës, janë ata që vendosin nëse duan apo jo të flasin për këtë çështje. Nuk jam unë ai që u them ore çfarë do bëni. Ju po e thoni vet në më mënyrën tuaj atë që unë thash në mënyrën time. Kosova është konsultuar kur ka dashur dhe nuk tani nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua dhe është në të drejtën e vet pasi është shtet më vete. Ne nuk jemi fare indiferent. Nuk ka patur një diskutim se nuk e kanë kërkuar dhe nuk jam unë ai që duhet tua dërgoj një diskutim të tillë. Janë ata që janë në krye të një shtetit demokratik dhe nuk jam unë babai i Kosovës. Është e drejta e tyre që mos të konsultohen dhe është e drejta e tyre që të na bëjnë me dije edhe nëpërmjet mediave”,-tha Rama.

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: Sot dhe dje ju keni zhvilluar takime intensive në Bratislavë dhe më pas në Moldavi me aktorë politikë, keni takuar edhe Presidentin e Serbisë Vuçiç. A keni pasur kontakte me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani?

Kryeministri Rama: Jam takuar po, jam takuar dje dhe sot po nuk kemi patur diskutim mbi këtë çështje, sepse është çështje që janë ata që vendosin nëse duan të diskutojnë ose jo.

Blendi Fevziu: Nuk e keni pyetur minimalisht Kurtin ose Osmanin çfarë po ndodh? Këto ditë a keni telefonuar ju Kurtin ose Osmanin për të marrë një informacion për të ditur çfarë po ndodh?

Kryeministri Rama: Jo nuk kam marrë sepse unë e shoh çfarë po ndodh dhe nuk është se ata janë fshehur, ata janë shumë të qartë në atë që thonë kështu që është shumë i qartë qëndrimi i tyre.

Blendi Fevziu: Asnjë komunikim mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel zyrtar për një ngjarje të tillë?

Kryeministri Rama: Jo sepse është një çështje që është përgjegjësi dhe është kompetencë e plotë e Kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe e Presidentes. Janë ata që vendosin që nëse dëshirojnë të diskutojnë ose jo për atë çështje, nuk jam unë i marr dhe i them. Është respekt për ta dhe instiutucionet e Kosovës sipas meje.

Blendi Fevziu: Raportet Shqipëri-Kosovë, edhe kur ka qenë një vendimmarrje që i takonte Kosovës, janë konsultuar me Shqipërinë edhe në momente të mira jo më në momente të vështira, sikurse dhe ne jemi konsultuar me ta. Çfarë ka ndodhur që nuk funksionon ky komunikim mes nesh?

Kryeministri Rama: Është konsultuar Kosova kur ka dëshiruar të konsultohet. Kur nuk dëshuron të konsultohet është totalisht në të drejtën e vetë. Nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua apo me ne në qeveri. Dhe është në të drejtën e vetë që të mos e konsultojë këtë gjë sipas meje.

Blendi Fevziu: Po Shqipëria nuk mund të jetë kaq indiferente.

Kryeministri Rama: Ne nuk jemi fare indiferentë. Pyetja është konkrete: A ka pasur një diskutim mes Kryeministrit të Kosovës dhe meje apo mes Presidentes së Kosovës dhe meje mbi këtë çështje? Jo nuk ka pasur. Pse? Sepse nuk e kanë kërkuar një diskutim të tillë dhe nuk jam unë që duhet t’ja u kërkoj atyre. Ata janë përfaqësuesit më të lartë të shtetit demokratik dhe të pavarur të Kosovës. Dhe unë nuk jam babai i Kosovës.

Blendi Fevziu: Shqipëria dhe Kosova kanë vendime që impaktojnë të dyja palët. Nuk jemi kaq të ndarë sa pretendojmë.

Kryeministri Rama: Unë jam shumë i qartë se çfarë ndodh, për aryset, sepse Kryeministri i Kosovës i ka shpjeguar më shumë se një herë me qartësi të plotë sipas tij.