MENU
klinika

Rrëmbimi i 3 policëve

Thirrja e Begajt: Akt provokativ, Serbia t’i lirojë, Kosova të koordinohet me SHBA dhe BE

15.06.2023 - 10:04

– Thirrja e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj shkon për Serbinë: Lironi efektivët kosovarë. Kështu bën thirrje sot Begaj teksa komenton situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai iu bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë për të qetësuar situatën mes vendeve.

Thirrja e tij shkon edhe për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës. Po ashtu, ai kërkon nga Kosova që të koordinohet me SHBA dhe BE-në.

Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme. Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”.