MENU
klinika

Dëm sportiv dhe ekonomik

Tirana larg kryeqytetit për ndeshjen e Conference League

26.06.2023 - 12:29

Tirana dhe Dinamo Batumi do përballen në turin e parë të Conference League më 13 korrik. Dueli i parë luhet në Shqipëri, me UEFA-n që bën me dije se sfida do zhvillohet në “Elbasan Arena”. Bardheblutë shtegtojnë sërish larg kryeqytetit, teksa nga klubi nuk ka një reagim për këtë spostim.

Dukshëm një largim nga kryeqyteti do i sillte ekipit një dëm sportiv dhe ekonomik, kjo edhe për faktin se tifozët do ishin më të paktë në numër në “Elbasan Arena”.

Edhe pse ishte vendosur që klubet e kryeqytetit aventurat në Evropë t’i kalonin në “Air Albania” në Tiranë, është UEFA ajo që konfirmon se përballja e Tiranës do luhet në Elbasan.

Ndeshja e kthimit luhet më 20 korrik në Gjeorgji, në një stadium modern dhe të rinovuar me 20 mijë tifozë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin