MENU
klinika

Hidhet shorti i Conference League

Tirana ‘peshkon’ gjeorgjianët!

20.06.2023 - 15:39

Sot në 15:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e parë kualifikues në Conference League. Nënkampionët e Shqipërisë, Tirana luan me Dinamo Batumin e Gjeorgjisë, Egnatia luan me Ararat-Armenia, ndërsa Vllaznia me Linfield të Irlandës. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy përballje vajtje-ardhje do zhvillohen më 13 dhe 20 korrik 2023.

Tirana e luan ndeshjen e parë në Shqipëri, teksa Egnatia dhe Vllaznia luajnë në transfertë. Sipas UEFA, duelet do luhen në 13 dhe 20 korrik 2023, teksa deri darkën e sotme do mësohet edhe oraret dhe datat zyrtare. Me gjasë Tirana do presë skuadrën gjeorgjiane në “Air Albania”.

Shorti për raundin e parë kualifikues të Conference League:

Ararat-Armenia – Egnatia

Linfield (Irlandë) – Vllaznia

Tirana – Dinamo Batumi (Gjeorgji)

Edhe skuadrat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë mësuar skuadrat kundërshtare. Kështu, Shkëndija e Tetovës luan me Haverfordwest County e Uellsit, teksa Shkupi me Hegelman të Lituanisë. Skuadrat kosovare kanë “peshkuar” short të lehtë. Dukagjini luan me Europa FC të Gjibraltarit, ndërsa Gjilani me Progres Niedekorn të Luksemburgut.

Shkëndija – Haverfordwest County (Uells)

Dukagjini – Europa (Gjibraltar)

Progres Niedekorn (Luksemburg) – Gjilani

Hegelman (Lituani) – Shkupi

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin