MENU
klinika

Analiza

“Tradhtitë” e Macron, si bëri “pazar” me Putinin për Ukrainën

06.06.2023 - 09:00

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është konsideruar shpesh si “europiani më i butë” me homologun rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, mesa duket nuk ka qenë thjesht kaq.

Një eurodeputet dhe diplomat polka, e ka sulmuar së fundmi Macron, duke e quajtur “gënjeshtar” dhe duke vënë në pikëpyetje angazhimin e Francës për të ndihmuar Ukrainën.

Ai ka ngritur aludime se Franca mund të pranojë të shesë territorin ukrainas në një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Diplomati polak Jacek Saryusz-Wolski tha për Express.co.uk : “Ka një oreks të madh për ngrirjen e konfliktit edhe pse nuk pranohet hapur. Unë mendoj se të gjitha ëndrrat e Macron dhe Scholz janë që të arrijnë paqen me çmimin e heqjes dorë nga një pjesë e territorit të Ukrainës dhe të vazhdojë një konflikt i ngrirë, që mund të zgjasë për dekada”. “Macron thotë gjëra të bukura, ai është mjeshtër i gënjeshtrave”, tha ai.

Ish-ministri i Mbrojtjes i vendit, Dr Jan Parys, shprehu gjithashtu shqetësim për atë që ai e përshkroi si një përgjigje “naive” franceze dhe gjermane ndaj agresionit rus.

Në një mbledhje për Poloninë, Kongresi i Projektit të Madh në Varshavë, Dr Parys tha: “U shqetësova kur dëgjova komentin e fundit nga Presidenti i Francës, se “vendet e krahut lindor të BE-së duhet të çarmatosen”.

Ai shtoi: “Politikanët në Francë janë mjaft naivë kur bëhet fjalë për të kuptuar politikën ruse”.

Në javët pas pushtimit rus në Ukrainë Macron u kritikua pasi kërkoi të mbante të hapura linjat e komunikimit me Rusinë e Vladimir Putin.