MENU
klinika

Trendi i ri!

Salma Hayek dhe Jennifer Aniston shfaqin thinjat në Instagram

08.06.2023 - 09:03

Tani standardet e reja të bukurisë duan që gratë të përqafojnë ngjyrën e tyre natyrale të flokëve dhe t’i lënë flokët e tyre gri ose të bardhë të dukshme.

Pas Sarah Jessica Parker, Andie MacDowell, Helen Mirren dhe Queen Letitia, radha e Salma Hayek dhe Jennifer Aniston të na tregojnë ngjyrën e tyre të vërtetë të flokëve. Dy aktoret e dashura brenda pak orëve nga njëra-tjetra kanë bërë postime në llogaritë e tyre personale në Instagram, me flokët e thinjura.

Jennifer Aniston postoi videon më të lezetshme në llogarinë e saj në Instagram për të promovuar markën e saj të kujdesit të flokëve LolaVie, dhe aty ajo nuk i fshehu flokët e bardha.

Postimet e Jennifer Aniston dhe Salma Hayek u mbushën me komente pozitive, ku shumica e fansave të aktoreve duartrokitën vendimin e tyre për të treguar flokët e tyre të vërtetë.

“Faleminderit për postimin e një imazhi të tillë”, komentoi një person në foton e Salma Hayek.

Flokët e thinjura ju shkojnë shumë. Ata i bëjnë sytë tuaj të shkëlqejnë më shumë ”, ka shkruar një fanse nën videon e Jennifer Aniston.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë