MENU
klinika

Nga Mero Baze

Trim kundër SHBA, si pulë para Almës

23.06.2023 - 18:54

Sali Berisha nuk lë ditë pa dalë kundër qëndrimeve të SHBA në Shqipëri apo rajon. Sot e ka kap inati pse duhet mbështetur aleanca e Kosovës me SHBA dhe po përpiqet të bindë Albin Kurtin të mos dorëzohet para SHBA.

Madje këtë po ja shpjegon thjesht, duke i treguar se Edi Rama e mbështet nga frika e SHBA, se ka një afer me McGonigalin, kurse ai nuk ka pse të ketë frikë nga SHBA.

Dje e kishte inatin pse SHBA po distancohej nga protesta e muxhahedinëve në Manëz kundër policisë shqiptare.

Dhe për t’i treguar SHBA se nuk trembet prej tyre, u vetëshpall “muxhahedin”.

Por interesante është se ky që e ka ndarë mendjen të bëhet trim me SHBA, se nuk ka çfarë humbet, nuk ka të njëjtën trimëri tek afera seksuale e Safetit.

Jo vetëm që nuk hap dot gojën, por rri si pulë e lagur duke pozuar me Almën, vajzën që ka keqpërdorur personalisht në këtë aferë.

Asnjë fjalë për skandalin, asnjë fjalë për Almën, pasi dëgjoi këshillën e saj publike të mos politizohet ngjarja.

Arsyeja është se SHBA e ka thënë fjalën e fundit për Saliun. E ka shpallur “non grata” familjarisht duke e shpallur atë hajdut, gruan hajdute, djalin hajdut, vajzën hajdute, plus atë vet si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit drejtësisë.

Më shumë se kaq nuk ka çfarë t’i bëjë.

Kurse para Almës rri si pulë se ajo nuk e ka thënë ende fjalën e fundit për të dhe telefoni i saj është në SPAK, mesazhet e saj që lë takime me Berishën para dhe pas ngjarjes janë në SPAK.

Porositë e tutorit të saj caktuar nga Berisha në Kukës janë në SPAK, dhe siç e ka zakon ajo vajza në të tilla raste, mund të jetë në SPAK dhe biseda e saj në zyrë me Saliun.

Ndaj derisa të qetësohet për këtë çështje, derisa dikush nga SPAK t’i thotë se nuk do të hetojmë për shantazh, derisa dhe të qetësohet se ajo vajza nuk do të merret në ndjekje penale për shantazhim për qëllime politike, ai nuk flet.

Hë për hë është trim vetëm kundër SHBA, se me atë ka mbaruar punë. Me Almën ka akoma llogari të hapura.

Shikoni fotografinë me të si rri si nxënës para saj për ta kuptuar se në çfarë halli është.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme