MENU
klinika

"Nevojë urgjente për deskalim"

Ursula von der Leyen telefonon edhe Vuçiçin pas Kurtit

27.06.2023 - 19:55

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka kërkuar president serb Aleksander Vuçiç që t’i rikthehet dialogut me Kosovën.

Von der Leyen njoftoi përmes Twitterit se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vuçiç, ku ka biseduar për rolin e Serbisë në depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Ajo i ka kërkuar kreut të qeverisë serbe që ai t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

“Fola me presidenti Vuçiç sot për rolin e Serbisë depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, shkroi kreu i KE.

Gjatë paradites së sotme, Ursula von der Layen ka zhvilluar edhe një bisedë me kryeministrin kosovar Albin Kurti, ku i ka kërkuar të njëjtën gjë si presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Ajo njoftoi se kishte biseduar me Albin Kurtin dhe i ka theksuar nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialog.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mengjes. Theksova nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiq më vonë sot”, shkroi von der Layen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin