MENU
klinika

Izolohet në paraburgimin e Durrësit

Vangjush Dako, “shok qelie” me Alqi Bllakon

09.06.2023 - 10:44

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të ndajë qelinë me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Ditën e djeshme u bë me dije se Dako u izolua në paraburgimin e qytetit të Durrësit, aty ku dhe ndodhen dhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të cilët akuzohen për aferën e Inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Ndërkohë sot, bëhet me dije se Dako është vendosur në të njëjtën qeli me Bllakon.

Gjykata e Posaçme dje dha masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg” për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiak i Durrësit i arrestuar për shpërdorim detyre në dy raste. Ai ka kërkuar masë më të butë sigurie, për të dalë nga qelia, por kjo nuk është pranuar.

Përmes avokatëve të tij, Dako kërkoi të lërë pasurinë garanci për të dalë nga qelia, derisa hetimet të përfudojnë, mirëpo kjo kërkesë e ish-krytarit të Bashkisë së Durrësit u rrëzua duke vendosur që ai të qëndrojë në qeli.

Vangjush Dako do të qëndrojë në paraburgim, deri në një moment të dytë pasi avokati është shprehur se do e ankimojnë vendimin e sotëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Është ndër më mëkatarët në politikën shqiptare"

“Do vazhdojnë arrestimet”/ Gjikondi: Dako rrezikon deri në 5 vite burg

Nga akuzat për ‘makineri votash’ te ‘non gratat’!

Dako, inxhinieri që u bë një politikan i fortë


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin