MENU
klinika

Mjekët tregojnë simptomat kryesore

Virozat e stinës, dynden pacientët në Fier

15.06.2023 - 12:17

Në spitalin e Fier ka një rritje të numrit të pacientëve kryesisht tek fëmijët të cilët kanë një kompleks simptomash, ku temperatura e lartë është ndër më të dukshmet ka dhe fëmijë që shfaqin problem me frymëmarrjen.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se mjekët shprehen se shkak për këtë janë kushtet atmosferike dhe bëjnë thirrje prindërve që të kenë kujdes me ekspozimin në diell pasi këto kohë është shumë i dëmshëm për fëmijët.

Mjekja pediatre Artemona Yzeiri është shprehur se e rëndësishme është që prindërit të shmangin ekspozimin në diell të fëmijëve dhe dyndjen në urgjencën e spitaleve ku fëmijët mund të marrin virozat e njëri tjetrit.

“Me ardhjen e verës po presim shtimin e virozave. Moshat më të vogla janë më të rrezikuara, në pediatri ne trajtojmë fëmijët nga një muaj deri në 14 vjeç, kujdes më të madh duhet që të kenë kryesisht fëmijët poshtë 3 muajsh. Më e mira nuk është që për çdo shqetësim të paraqiten në spital pasi mund të marrin virozat e njëri tjetrit. Duhet që fëmijët të marrin sa më shumë lëngje gjatë verës, të mos I ekspozojnë fëmijët në orët e nxehta”, ka thënë mjekja.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier