26.06.2023 - 13:27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar ShBA-të për lirimin e tre policëve kosovarë që ishin rrëmbyer nga Serbia. Ajo falenderimin e bëri në konferencën për media me Guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds.
“Më lejoni të shpreh falenderimet për gjithë punën që ka bërë ShBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar. Uroj që policët të përballojnë këtë situatë të rëndë dhe të rikuperohen nga kjo ngjarje tragjike për të gjithë popullin e Kosovës. Fuqizimin ndërkombëtar të Republikës e shohim vetëm me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.