MENU
klinika

Datat e vëna në dispozicion

Vuçiç paralajmëron bisedime me serbët e Kosovës

07.06.2023 - 22:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në veri të Kosovës po vazhdojnë.

Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiç falënderoi serbët në Kosovë që, sipas tij, në mënyrë paqësore, po luftojnë për të drejtat e tyre.

Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – situata e sigurisë është përkeqësuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Serbët lokalë në këto tri komuna që atëherë po organizojnë protesta para ndërtesave komunale.

Zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë këta kryetarë shqiptarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, dhe ai evropian, Mirosllav Lajçak, nga e hëna kanë zhvilluar vizitat në Kosovë dhe Serbi, në tentim për të gjetur një zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri, duke ia paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tri kërkesa: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë zonë si dhe kthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga “non gratat” te bllokimi i fondeve

Tensionet në veri/ Ja lista e sanksioneve që e pret Kurtin


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin