Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar menjëherë pas bujës së bërë në media qëllimisht nga djali i ti, pasi u shfaq në Graçanicë me bluzën në të cilën shkruante: Dorëzimi nuk është opsion.
Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiç tha se shumica e Serbisë mendon si djali i tij.
“Më lejoni t’ua lehtësojë punën derisa ata janë atje, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht…më lejoni t’u them se kështu mendon secili prej nesh, se kështu mendon shumica e Serbisë, dorëzimi nuk është opsion për ne”, ka thënë ai.
Djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç, iu bashkua sot serbëve në festën e Vidovdanit në Graçanicë. Sipas mediave vendase mësohet se djali i presidentit është parë duke përshëndetur serbët të cilët po marrin pjesë në festime. Mirëpo, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë bluza që Danilo Vuçiç ka zgjedhur që të veshë.
Në bluzën e tij shkruhej : Dorëzimi s’është opsion!