MENU
klinika

Mero Baze

Wagneri “mund të vrasë” Kosovën përpara Putinit

24.06.2023 - 19:49

Lajmet nga Rusia janë dramatike. Mercenarët më të zellshëm dhe njëkohësisht më të egër të Vladimir Putinit, të njohur si grupi Wagner, të cilët kanë qenë vendimtarë në masakrat në Ukrainë, tani kanë kthyer timonin drejt Moskës, për të rrëzuar nga pushteti Vladimir Putinin.

Ushtria ruse po bëhet gati për një përballje fatale me ta, ndërkohë që ata kanë futur nën kontroll rajonin jugor të Rusisë.

Ky është një zhvillim i papritur për gjithë botën dhe një dramë që kërkon deri në detaje gjithë vëmendjen e SHBA, Bashkimit Evropian, Kinës, Japonisë dhe çdo fuqie botërore.

Ky zhvillim dramatik, zhvlerëson tërësisht krekosjen ballkanike të Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiqin, dhe rrezikon ta lërë konfliktin e tyre në rrjedhje të lirë, çka është vdekjeprurëse për Kosovën.

Në sytë e SHBA, NATO, Bashkimit Evropian dhe kujtdo tjetër që kërkon zgjidhje racionale për Kosovën dhe krizën e prodhuar aty artificialisht, kthesa ruse përmes grupit Wagner, e eklipson tërësisht problemin e Kosovës dhe rrezikon ta derdhë pikën e fundit të durimit duke e flakur tej mbështetjen për të.

Në sytë e Perëndimit, tani Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq janë dy ballkanas të lodhshëm, për të cilët maksimumi kanë nge vetëm t’i fusin një të sharë nga nëna, ndërkohë që janë sy e vesh nga Moska.

Dhe kjo mungesë kohe nervash dhe mundësie e Perëndimit për t’u marrë tani me tekat e Albin Kurti dhe Vuçiqit, nuk është një gjë që i vret të dy njësoj, si Kosovën, dhe Serbinë

Përkundrazi kjo mungesë kohe dhe nervash e Perëndimit për t’u marr me Kosovën për shkak të kthesës ruse dhe Wagnerit, shpëton Serbinë dhe varros Kosovën.

Aleksandër Vuçiq ka dy të mira nga kriza ruse. E para, i bie presioni i Perëndimit se e ka mendjen tek Rusia dhe e dyta, nëse ka edhe më shumë fat i ikën Putini, me të cilin personalisht ka raporte të këqija.

Kurse Kosova përveçse humbet vëmendjen e Perëndimit, gjendet në mes të një kaosi diplomatik botëror, ku të gjithë e kanë identifikuar kryeministrin e saj si njeri problematik.

Për këtë arsye para se Wagneri të arrijë në Moskë, në fakt ka rrezik të arrijë në Kosovë dhe ta vrasë atë para Putinit. Jo me armë zjarri, po me injorim dhe braktisje nga Perëndimi, për shkak të betejës në Moskë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme