MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Xhaxhi Dashi e Gazi i kërkonin dorëheqjen si të tërbuar, e kronika e dëshirave të fshehta

05.06.2023 - 18:46

Dilo Nasufi u zgjua heret sot pasi bëri një gjumë të mbrothte . Prej kohesh nuk e ha darken që të mos rëndet. Tek i hiqte një brisk fytyres mejtonte se i ka ardhë e ëmbel kjo qerrateshë jetë por edhe ai se ka yshtur fatin me tahmah. I ka lënë gjerat të rrjedhin vetvetiu pa kerkuar hasmerira , qeder e pa bërë keq.

U nis për në Tiranë dhe në të dalë të Beratit pa hezitim u ndal për një paçe koke me pilaf. Pat vetem dilemën në duhej të terhiqte pas insistimit të pronarit një hurm raki nga kumbullat e Roshnikut. Prishur mos qofte tha dhe ja tereziti , i erdhi si e dashur ndjeu ti ngrohen venat. Rruga s’ka va e as idetë po aq.

Gjithë qeverinë kaloi në revistë ndersa makina i qepej asfaltit për në Tiranë. Kryebashkiak kam qënë, prefekt po, deputet jam, aspak keq nuk do të qe nese Babo do më bënte minister se vete e ka thënë jemi parti brezash dhe e meritokracisë. Me keso zavallesh ja behu në sallë. Laerti ishte bërë dhe. Detyrën e lartë që i është besuar se ka bërë mirë. Damixhani me lotet e Tezes ishte plasaritur aty këtu, në dy vende kishte rrjedhje dhe dukej i njomur. Mimi di Puccini po mbante me gajret. Mos bej keshtu i thoshte nuk është faji yt , lotet kanë qënë shumë të nxehtë ndersa xhami i ftohtë. Nga kontakti ka bërë brram. Ai nuk pipetitnte veç mermeriste më mirë të me thyhej dora se të me ndodhte kjo. Si do i dal para Babos që me ka besuar arkiven emocianale te Tezes? Tao për të futur sherr i tha më duket se në një moment kur ti shkove në banjo Blendi Klosi e gjuajti me gure se ai ka qejf ti zërë vendin asaj, se po të derdhen lotet në dysheme e le atë pa kontribut dhe cv.

Shumë zëra e kanë rrethuar Gerten po pikësëpari u rëntë pika xhaxhi Dashit dhe Gazit që i kerkonin dorheqjen si të terbuar për një cironke. Pikerisht tani që Gerta ka kosnoliduar pozicionin në “Kronikë” këta i thonë ik. Po mos bëfshi hajer mos bëfshi kot e kini Gerta është goxha njeri dhe Babo e ka xhan. Pastaj Gazi thote unë për shqiptaret bëj gjithçka po Gerta që na mbron nga gripi, viruset, flama, fruthi nuk bëka?

Ulsiu perpiqej të dukej i relaksuar, trendi pa krevatë po muhabeti nuk i ndezte dhe aq me Evis Kushin më shumë buzqeshjen ja ngante Elisa e veshur si akullore me krem. Babon e priten me kot se ai që kur i hoq një të puthur taze të ngrohtë Melonit rri andej nga Kalabria duke e lënë Çyrben pa motive intelektuale qendrimi në sallë. Ermua me një kostum blu të thellë ala amerikan ishte më e thepisur se kurrë. Kosta i Grazmozit dhe Lindites i qahej Jones qekur Lindita u bë gjyshe nuk pyet per ne e na le në peqi te Ermos ndaj dua të qaj dua të qaj. Mos bëj keshtu i thoshte ajo se je goxha burrë.

Lotet per burrat janë i thoshte ai dhe dihatjet tundnin perdet. Ben Pellumbi ndonese vigjilent dhe reflektiv ndaj salles e njerzve per çudi tek shihte perpelitjen e Kostaqit nuk shfaqte dhembshuri sillej si minister i brendshem. Dy Uetsat Ina dhe Arbi rrinin koke më kokë si xhananer duket se partia po gjen rrugen e bashkimit. Fate Mediu që shqetesimin nuk jua fal gjërave të vogla ishte në ankth pse Tramp mungonte në takimin e kantidatve republikane. Me gjase kur të gjente kohe do ti bënte një telefonate qortuese. Kryezevendes Lideri Muli erdhi ashtu siç di ai duke çarë rrugen e historisë me pallë në dorë siç gjithmonë ka bërë populli ynë. Nuk i del e keqja me votuesit shetites dhe nga foltorja si tufani i Gjalices tha me keto zgjedhje gjithe pushtetin e moren sovjetet.

Nimfa e Revolucionit Bana shpresa jonë e ringritjes po pergaditet per mesymje. Petro qafiri shumë i merakosur dukej për prinderit e Pd-se se qëkur Baba Lul u takua me Taon druan mos i marrin atesinë dhe i vjen keq se është i brishtë. Salianji sot ishte ai që njohim. Nuk kishte merzitira nga ato që duken e as inate që shfaqen. Me një cope karton në dorë mbi të cilin ishin shkruar katër pyetjet e medha shetitese që Basha po i bën miletit, pasi heponte koken sa andej ketej thoshte , të thella keto more të urur , ç’mendim keni per keto teza të Lul

Anshtajnit dhe zgerdhihej si shpirt i keq. Ah Niko Nikoqiri Niko Nikoqiri ai po gjithe ëndje vazhdonte një bisedë të lënë në mes me Belen e cila u kishte marre nurin krejt motrani e shoqeni të qeverisë. Tanimë ajo qe rikthyer në karrigen e saj të papushtuar dhe priste që pas muhabetit Niko të bënte detyren ti bënte një kafe me pak sheqer. Elva Margeriti kishte vetem një frengji per boten , celularin e saj. Do i jetë keputur gjithë ajo qafë ashtu kokëposhtë. Nuk thonë kot paç fatin e Nik Çollakut , edepsezi si Odiseu mes Shiles dhe Karibdes ai në Shkup mes Jorides dhe Etildes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN