MENU
klinika

Pas disa ditësh tensione

Zëdhënësi i Policisë: Situata në veri të Kosovës është e qetë

03.06.2023 - 14:49

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani është prononcuar këtë të shtunë, në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Për REL ai deklaroi se situata atje është e qetë. Kelani tha se monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucioneve relevante të sigurisë po vazhdojnë në atë pjesë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdojnë angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore”, ka deklaruar mes tjerash Kelani.