MENU
klinika

Dyshohet se e ka marrë rrjedha e Shkumbinit

Zhduket 46-vjeçari në Elbasan

22.06.2023 - 12:32

Një 46-vjeçar në Elbasan nuk është kthyer në banesë prej dy ditësh dhe familjarët e tij dyshojnë se mund ta ketë marrë rrjedha e Shkumbinit. Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familjarët e tij, të cilët janë shprehur se 46-vjeçari ishte duke punuar në një sipërfaqe toke buzë Shkumbinit, përpara se të zhdukej.

Familjarët dyshojnë se atë mund ta ketë marrë rrjedha gjatë kohës që ka tentuar të kalonte në krahun tjetër të lumit për t’u kthyer në banesë.

Ndaj palombarët e Repartit Special RENEA janë angazhuar përgjatë shtratit të lumit Shkumbin për gjetjen e të zhdukurit.