MENU
klinika

Kaos me stolin e PSG-së!

Zidan refuzon të marrë drejtimin, Henri nuk pranon të punojë me Nagelsman

08.06.2023 - 15:31

PSG është në një moment të vështirë, pasi është në kërkim të një trajneri edhe pse ende nuk është shkarkuar Kristofe Galtie. Klubi parisien tashmë ka në plane trajnerin gjerman Julian Nagelsman, për të cilin kishin menduar që ta afronin së bashku me Henrin në staf.

Por, “L’Equipe” bën me dije se Henri nuk ka pranuar që të jetë pjesë e stafit teknik të Nagelsmanit. Arsyet e refuzimit nuk bëhen të ditura, por natyrisht që për PSG-në është një goditje e madhe që një legjendë e futbollit francez, të refuzojë stolin.

Një tjetër refuzim ka ardhur edhe nga Zinedin Zidan. Al Kelaifi ka kërkuar që ta ketë në krye të stolit, por Zidan pak ditë më parë ka dhënë një përgjigje të qartë, duke refuzuar emërimin e tij në krye të stolit. Alternativa e vetme, mbetet ajo e Nagelsman, megjithatë pa ndihmën e Henri.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin