MENU
klinika

Mjekët paralajmërojnë për kujdes

40 raste në ditë me probleme në lëkurë nga temperaturat

30.07.2023 - 20:19

Temperaturat përvelëuese që kanë përfshirë Shqipërinë, kanë shkaktuar probleme dhe në lëkurë. Sipas mjekëve specilistë, më së shumti këto problematika janë shfaqur tek frekuentuesit e plazheve, të cilët kanë qëndruar me orë të tëra në diell.

“30-40 raste në ditë dhe më shumë ata që frekuentojnë zonat bregdetare, kemi pasur raste edhe të djegies së lëkurës. Te evitojnë qëndrimin në diell me kohë të zgjatur dhe pa krem mbrojtës.”

Problemet me lëkurën janë shfaqur që nga fëmijët e deri tek të rriturit.

“Lëkura e rrit ndjeshmërinë kryesisht nga nxehtësia. Nga fëmijët deri tek të rriturit nuk përjashtohet mundësia e sëmundjeve të lëkurës.”

Dermatitet e kontaktit janë më të shprehurat.

“Më së shumti janë dermatitet e kontaktit, kryesisht ato me lëkurë të ndjeshme. Nga algat e ujit, por edhe nga përdorimi produkteve. Kemi edhe kontakte të tjera nga barishtet në vendet e freskëta. Myku tek moshat e reja adoleshentët por edhe tek të rriturit.”

Mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar kryesisht për infeksionet e lëkurës, në mënyrë që të msokalohet në përdorimin e medikamenteve.