MENU
klinika

Rama: Ai e ka bërë punën mirë, por..

A lidhet shkarkimi i sekretarëve me përfshirjen e emrit të Gjiknurit në dosjen e SPAK

29.07.2023 - 14:16

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shkarkimi i sekretarëve në Partinë Socialiste gjatë mbledhjes së Asamblesë më 26 Korrik, nuk lidhet me përfshirjen e emrit të Damian Gjiknurit në dosjen e SPAK për aferën e inceneratorëve.

Kreu i PS-së theksoi se “Damiani e ka bërë punë mirë”, por shtoi se “lëvizjet tek ne bëhen vetëm në nevojën për ta çuar punën në një tjetër nivel”.

“Po të nisemi vendimmarrjet tona nga thashethemet apo përfshirjet paraprake të kujtdo në një proces analize qoftë hetimor, nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis,

Raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, Lëvizja e Sekretariatit nuk lidhet me atë që spekulohet për Damianin, ai e ka bërë punën mirë.

Lëvizjet tek ne bëhen vetëm në nevojën për ta çuar punën në një tjetër nivel”, theksoi Edi Rama.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë, Rama shkarkoi nga posti i Sekretarit të Përgjithëm, Damian Gjiknuri, duke e zëvendësuar me Blendi Klosi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç’pritet të ndodhë brenda takimit dy-ditor me dyer të mbyllura

Pas ndryshimeve në PS, Rama mbledh sot kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë!