MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë me çështjen?

A mund të bashkohen dosjet e inceneratorëve? Ja si përgjigjet ish-kryeprokurorja e Tiranës

15.07.2023 - 23:04

Ish-drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, deklaroi se SPAK ka treguar një vullnet të mirë për t’i shkuar deri në fund aferës së inceneratorëve. E ftuar në emisionin “Review”, Imeraj theksoi se hetimet po kryen dhe në kuadrin pasuror të personave që mund të kenë përfituar nga inceneratorët. Ajo shtoi gjithashtu se dosjet e inceneratorëve nuk mund të bashkohen më nëse ato janë në faza të ndryshme proceduriale të shqyrtimit të tyre.

“Nëse më herët në kohë çështja e inceneratorëve do të kishte qenë më mirë të hetohej si një e tërë. Brenda kësaj të tërës do të zbuloheshin provat, qoftë për Ahmetajn, qoftë për Bllakon, qoftë për Kokën, kjo nuk pengonte tërësinë hetimore. Nëse çështjet kanë faza të ndryshme proceduriale ato nuk mund të bashkohen më. Siç dihet disa prej këtyre janë në gjykim me akuza të ngritura, sidoqoftë kjo nuk pengon hetimin e tërësisë, për faktin penal të dyshuar për shkelje të mundshme të zyrtarëve të tjerë të lartë apo përfitime të parregullta të subjekteve të tjerë. Ajo që është bërë e ditur është një vullnet i mirë i prokurorisë për t’i shkuar deri në fund detajeve që lidhen dhe me hetimet në kuadrin pasuror të subjekteve. Kemi gjithashtu me një vullnet politik në mbështetje nga të gjitha palët”, tha Imeraj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S'dua servila pranë vetes, ma bëjnë jetën e mërzitshme"

‘Bashkëpunëtorët’ pas hekurave, Rama: Ata më lëshuan mua, punuan pas shpine